Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në Ksamil.

 

Sipas policisë, në zonën e quajtur ”4 valltarët”, Ksamil, shtetasi Gj. A., së bashku me disa persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta shtetasit L. A., F. A. dhe A. A., banues në Ksamil, të cilët janë transportuar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re