Skip to content

Ngjarja në Letoni, Lleshaj: Mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj është bërë pjesë e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të nëntetares Zarife Hasanaj.

 

Në një postim në Twitter, Lleshaj ka shprehur ngushëllime për familjen e Hasanajt ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për dy kolegët e saj.

 

“Shpreh ngushëllimet e mija për familjarët e nëntetare Zarife Hasanaj dhe uroj shërim të shpejtë për dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Ngjarja e sotme në Letoni thërret çdo shqiptar për respekt e mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë!”

Shpreh ngushëllimet e mija për familjarët e nëntetare Zarife Hasanaj dhe uroj shërim të shpejtë për dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Ngjarja e sotme në Letoni thërret çdo shqiptar për respekt e mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë!

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 6, 2019