Capital T ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Velipojë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pas përplasjes mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” , në mesin personave qe humben jeten ishte dhe 20 vjeçari jetim, Musaen Zeneli, i cili sapo kishte filluar punën në hotelin Gocaj.
Dita e parë e punës ishte fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës. Reperi është ofruar të paguajë shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.
“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T.
Previous articleAustrali, rikthehet karantina, vendi mbyllet per dy jave, njerezit dynden ne supermarkete
