Autori i ngjarjes së kësaj të hëne në Vlorë, ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau, mësohet se është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

U raportua se Rei Meta e kishte lënë të vdekur në vend inxhinier Meshaun me vetëm dy goditje me grushta.

Ndërkohë, mësohet se konflikti mes tyre kishte disa muaj. Në fillim u përfol se kishte probleme borxhesh, por gjithçka lidhet me një apartament. Sherri ka nisur në ambientet e lokalit, që përfundoi më pas me vdekjen e 55-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re