Kryeministri Rama kishte planifikuar të vizitonte Delvinën këtë të hënë, ndërsa është anuluar për shkak të një ngjarje tragjike që ka tronditur këtë qytet.

Një ditë më parë, siç e kemi raportuar edhe ditën e djeshme, ka ndërruar jetë rrugës për në spital një 13-vjeçar i cili rezulton të jetë djali i motrës së kryebashkiakes Majlinda Qilimi.

Rama e kishte planifikuar vizitën në qytetin në jug të vendit pasi ka përfunduar procesi i ndërtimit të ujësjellësit  ndërsa pasditen e sotme, kryeministri njoftoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Është ende e paqartë se çfarë i ka marrë jetën të miturit nga Delvina. Dyshohet se fëmija ka qenë me një grup shokësh tek plazhi Shpella në Lukovë para se të dërgohej në spítal./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re