Fqinjët dëgjuan të shtëna në shtëpinë ngjitur në Kleiner Glinder Berg (Hamburg, Gjermai) dhe morën policinë për të njoftuar.

6 oficerë policie nisen drejt vendit të ngjarjes. Kur hyjnë brenda banesës përballen me një skenë të tmerrshme. Ata gjejnë dy fëmijë të vdekur, 11 e 13 vjeçarë, të qëlluar me plumb në kokë. Disa metra më tutje babain e tyre, i qëlluar dhe armën e supozuar të krimit pranë tij. Një doktor i emergjencës tenton ta reanimojë këtë të fundit, por është e kotë.

Kështu shkruan gazeta gjermane Bild në lidhje me një ngjarje tronditëse të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku autor është një shqiptar i identifikuar si Flamur R.

Për arsye që priten të zbardhen, 44 vjeçari ka ekzekutuar dy djemtë e tij të mitur, ka qëlluar mbi të shoqen Avdije R, 38 vjeçe dhe më pas mbi veten.

E vetmja e mbijetuar e kësaj tragjedie është nëna e dy fëmijëve, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Foto: Leimig

Kryeprokurori publik Christian Braunwarth deklaroi se “Të dhënat e deritanishme na tregojnë se ngjarja ka ndodhur brenda familjes.”

Por BILD mëson se tashmë autoritetet e kanë konfirmuar se autor ka qenë 44 vjeçari dhe se ai ka ekzekutuar fëmijët, ka tentuar të vrasë të shoqen e më tutje i ka dhënë fund vetes.

Foto: Blaulichtnews

BILD shton më tutje në artikull se nga fjalët e fqinjëve, është mësuar se 44 vjeçari ishte njeri me temperament dhe gjaknxehtë. Po ashtu në artikullin e gazetës gjermane shtohet se ka patur të tjera raste të shkuara, ku 44 vjeçari ka kërcënuar familjarët e tij.

Vetë prokurori Braunwarth nuk ka refereruar mbi detaje të tilla, duke thënë se “Për historinë e mëparshme të subjektit, kemi një hetim që vijon”

Por fqinjët kanë treguar se janë tronditur.

“Djemtë ishin gjithmonë shumë të mirë, të lumtur. I pashë ditën e kaluar, por tani ata ikën”-tha një prej fqinjve.

Foto: Thomas Knoop

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re