Diana ishte një vjeçe e gjysëm dhe vdekja e saj ka pikëlluar e tronditur mbarë opinionin publik në Italinë fqinje. Media shkruan se e dyshuara kryesore është e ëma, Alesia Piferi, e cila e ka lënë të bijën për 6 ditë të vetme në shtëpi, në Milano.

Nena e vajzes

Autoritetet ende nuk kanë dhënë rezultatet e analizave mjeko-ligjore të kryera mbi trupin e të miturës, duke u rezervuar në deklarimin e shkakut kryesor të vdekjes.

Në izolim

Ndërkohë nëna e të ndjerës, shpesh herë është paraqitur ‘e hutuar’, disa herë ka qarë, e disa herë të tjera nuk e kupton se çfarë ka ndodhur. Kështu referon Il Messaggero për gjendjen psikike të gruas, që aktualisht ndodhet nën izolim në burgun e San Vittore-s, një vendim i marrë nga autoritetet për të evituar dhunën fizike që mund të ushtrohet ndaj gruas nga të burgosurat e tjera.

Hetimet e deritanishme

Siç vijon më tutje Il Messaggero në artikullin e tij, do të duhen disa kohë deri në një relacion përfundimtar për shkakun/shkaqet e vdekjes së foshnjes. Media italiane saktëson se do të jetë e vështirë të dilet me një shkak preçiz mbi vdekjen e Dianës. Po hetohet edhe qumështi  në një biberon gjetur pranë Dianës, për të parë nëse në të është përdorur një ilaç i quajtur benzodiazepinë (qetësues i fortë), i cili u gjend në sasi të konsiderueshme në shtëpinë e gruas 37 vjeçare.

Autopsia mbi të miturën pritet të tregojë po ashtu momentin kur ka ndërruar jetë përgjatë 6 ditëve ku ajo është lënë e vetmuar. Nga të dhënat e deritanishme, duket se vajza ka ndërruar jetë 24 orë përpara se hetuesit të zbulonin rastin e rëndë.

Nëna e 37 vjeçares: Vajza ime është një monstër

“Vajza ime është një monstër”. Kështu ka shkruar Maria, nëna e 37 vjeçares që la të bijën të vdiste. Gruaja e ka shkruar këtë mesazh në rrjetin social, atje ku njerëzit po e ngushëllonin për vdekjen e mbesës. Gruaja në moshë ka mbërritur në Milano, në apartamentin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Media italiane është përpjekur të marrë një prononcim prej saj, por ajo ka heshtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë. E vetmja gjë që ka bërë ka qenë të rregullojë buqetat e shumta të luleve, të lëna nga njerëzit në hyrje të godinës së apartamenteve.

E shihte të bijën si një ‘pengesë’

Disa media italiane i janë referuar detajeve të nxjerra nga hetimet, ku vihet në dukje se gruaja e shihte të bijën si një ‘pengesë’ për jetën e saj dhe nevojën për të jetuar e lirë. Shqetësim për gruan, siç raporton “La Stampa” ka qenë relata e saj e re me një partner (që jetonte në tjetër qytet).

“Kisha shpresë se do të kisha një të ardhme me atë (partnerin e ri) e në ato ditë, ishte kjo që po mundohesha të kuptoja. Për këtë besoja se ishte me rëndësi që në ato ditë të mos shkëputesha edhe pse kisha frikë se vajza mund të ishte shumë keq ose duke vdekur”-raportohet të ketë thënë para hetuesve gruaja.

Mashtronte duke thënë se ishte psikologe

Siç kanë zbuluar media italiane, 37 vjeçarja shpesh herë gënjente të njohurit e ri e të vjetër, duke u thënë se ishte psikologe fëmijësh dhe se me të miturit, dinte sesi të sillej. Por në të vërtetë, ishte e ëma që e ndihmonte me paratë, duke i dërguar muaj për muaj sasi të hollash.

Letrat e dhjetëra nënave italiane

Në prokurorinë e Milanos kanë ardhur dhjetëra letra që kërkojnë vënien e drejtësisë për Dianën e vogël, veçanërisht nga nëna. Njëra prej tyre, nënë e një fëmije 13 muajsh, ka shkruar se kur ka mësuar lajmin është tronditur thellësisht dhe as gjumi nuk e ka zënë në mbrëmje. Ajo ka kërkuar nga drejtësia që gruas t’i jepet një dënimi i përjetshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re