Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. 6 persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e paisur me fenelinë policie kanë grabitur një shtetas nga Kosova duke i grabitur atij automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.

Meriton Ahmetaj, 27 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë viktimë e grabitësve. Ai   ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi,  kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njera prej të cilave e paisur me fenolinë policie i janë venë në ndjekje. Drejtuesi i automjetit ka kujtuar se janë punonjës policie dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h.

Ndërkohë që kur ka vënë re se automjeteti me fenelinë policie po i qëndronte prapa, ai ka rritë shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht. Në këtë moment njera prej automjeteve e ka parakaluar audin Q7 me të cilen udhetontë shtetasi nga Kosova duke i bllokuar rrugën, nderkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa. Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorezojë automjetin, përndryshe do t’a vrisnin.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorezuar automjetin grabitësve. Viktima ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re