Në Treviso të Italisë ka ndodhur një ngjarje e rëndë pasi një 14-vjeçare me origjinë shqiptare është abuzuar nga babai i saj. 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën për një periudhë kohore pothuajse rreth një vit, ndërsa ushtronte dhunë dhe ndaj bashkëshortes së tij.

Ajo nuk ka duruar më dhe i është shprehur të bijës: “Dua të vdes, do vras veten”. Kanë qenë këto fjalë të nënës së saj të cilat e kanë prekur 14-vjeçaren e më pas i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të mos e lërë vetëm me të atin.

Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbuloi të vërtetën e tmerrshme. Ajo nuk e kishte denocuar asnjëherë për dhunën që ai kishte ushtruar mbi të, por pas fjalës së të bijës ajo nuk ka hezituar ta bëjë një gjë të tillë.

Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura është shprehur se i ati në fillim e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas kishte abuzuar seksualisht. Ndër të tjera thotë se ai shprehte ndjenja xhelozie ndaj saj, por asnjëherë nuk ka mundur të flasë në lidhje me këtë gjë pasi ai e kërcënonte.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re