Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Babrrusë në Tiranë. Një 21-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re