Skip to content

“Ngjarje makabër”, Basha reagon për vrasjen 25-vjeçarit: Përgjegjës nuk është ai që shkeli këmbëzën e armës, por…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e policisë një ditë më parë.

Basha e ka cilësuar këtë si një ngjarje brutale dhe se përgjegjësit nuk janë ata që shkelën këmbëzën e armës, por ato që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes.

“Dje ishte dita e Rinisë, edhe në kushte të vështira është një ditë që duhet ta kujtojmë me gëzim në shpirt. Por ajo e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, një krim makabër, një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të rinj të pafajshëm 20 m nga dera e shtëpisë.

Por ato që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes. Kryeqeveritari, vartësi i tij, që po të kishte pasur një fije dinjitet duhet të kishte dhënë dorëheqjen, duhet të kishte shkarkuar ministrin dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur nga rrënjë.”- u shpreh Basha.

/faxweb