“Special Report” nga Arlind Isa në ABC News është zhvendosur në qytetin e Sarandës, aty ku mëngjesin e sotëm u hodh në erë një hotel i njohur.

Nga shpërthimi, pati dëme materiale edhe në banesa dhe biznese të tjera përreth, derisa deri më tani është arrestuar një person, Sotir Çabirin.

U bë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti që kishte nisur prej vitesh për pronësinë e hotelit.

Në një lidhje live në “Special Raport”, ishte eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë, e cila vjen në një moment kur duhet të merren masa për sezonin turistik.

“Ngjarje e rëndë. Aty çdo vit merren masa për sezonin turistik. Eksplozivi shkakton, dëmtime, panik  e terror. Ngjarje jo e mirë për turistët që e dëgjojnë që një hotel në të cilin ata mund të rezervonin pushimet hidhet në erë.

Policia është treguar shumë e shpejtë, për shkak se morën menjëherë kamerat e sigurisë në ambientet përreth. Ka identifikuar një person që del nga hoteli dhe më pas kthehet. Unë kam dyshimet e mia që ai nuk ka qenë vetëm.

Hedhja në erë e një hoteli ku i vendosen 5 pika bazë eksplozivi kërkon një punë mbi dy orë. Mendoj se ka qenë në bashkëpunim”, tha fillimisht Karamuço.

Më pas ekpserti shtoi se për shkak se ai shpërthim ka prekur edhe komunitetit, në bazë të kodit penal ka edhe dëmtim me dashje indirekte. Ai theksoi se autori do të dënohet për të njëjtën vepër, por për disa objekte.

Ndërsa në lidhje me faktin se a mund ta quajmë këtë ngjarje “terrorizëm”, Karamuço u shpreh se edhe pse kjo ka ngjallur panik dhe terror te banorët e tjerë, nuk mund të konsiderohet si akt terrorizmi.

“Edhe në bazë të kodit penal, ka edhe dashje indirekte. Ti e ke pritur që mund të dëmtosh edhe objekte të tjera edhe pse nuk e kë dëshiruar, por ti e ke lejuar.

Ai do të dënohet për të njëjtën vepër penale, por për disa objekte, ai ose grupi në bashkëpunim.

Shikoni aktet e terrorit, bëhen gjatë ditës, në ambiente të hapura, synojnë popullsinë apo objekte të një rëndësie të veçantë. Aty flitet për një vetëgjyqësi nga një ose më shumë persona.

Nuk mendoj qe kemi një akt terrorist, edhe pse ka shkaktuar panik dhe terror te banorët e tjerë” u shpeh Karamuço.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re