Dy të moshuar janë grabitur gjatë natës së kaluar në banesën e tyre në Vermosh. Sipas Faxnews mësohet se dy të moshuarit janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.

Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.

Grabitësit po ashtu u kane marre edhe makinen duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Ndërkohë në afërsi të fshatit Selcë të Malësisë së Madhe grabitësit kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë aksidentuar.

Më pas kanë ecur 1 km në këmbë dhe kanë grabitur një tjetër mjet, duke u larguar deri ne afersi te zones se njohur Grabom.

Te favorizuar edhe nga erresira dhe nje zone malore e cila eshte ne kufi me Malin e Zi, dyshohet se grabitesit jane larguar drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volksëagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re