Dy të moshuar janë grabitur gjatë natës së kaluar në banesën e tyre në Vermosh. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy të moshuarit janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.

Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.

Grabitësit po ashtu u kane marre edhe makinen duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re