Skip to content

Ngjarje tragjike në Shkodër / Mbytet në lumin ‘Buna një 7-vjeçare, ishte duke u larë me familjarët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku mësohet se një vajzë 7 vjeçe, me inicialet Z.L. është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë.

Sipas burimeve të ‘Fax News’ raportohet se vogëlushja ishte duke u larë me familjarët, ku papritur është mbytur në lumë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe heton të gjithë dinamikën e saj.

/faxweb