Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Burimet bëjnë me dije se 20 të parët janë dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend. Testi nuk do të bëhet për të gjithë policët por në mënyrë të rastësishme dhe për ata që do të ketë dyshime se mund të jenë përdorues. Efektivët që do të rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike atëherë automatikisht do të përjashtohen nga policia e shtetit.

Kryerja e testit të drogës e analizave mjekësore, testimi fizik, qitja janë të përcaktuara në ligjin për policinë e shtetit dhe vendimi do të zbatohet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re