Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku një polic u vra nga grupet kriminale serbe.

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se ngjarjet në Kosovë tregojnë qartë qëllimet shoviniste të terroristëve serbë.

Ai tha gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të demonstrohet e qartë dhe e vendosur më shumë se kurrë, në mënyrë që fantazmat e Millosheviçit të mos ngjallen më kurrë.

Reagimi i Vasilit:

Te gjithe jemi kosovare!

Ngjarjet shume te renda ne Kosove tregojne qarte se per qellimet e tyre te mbrapshta shoviniste terroristet serbë nuk ndalen para asgjeje.

Duke kuptuar me se miri se truket diplomatike te deshtuara serbe me qellimin e vetem mos njohjen e Kosoves dhe mos nenshkrimin e marreveshjes se Ohrit kane marre fund, mjeti vetem  qe i ka mbetur Serbise eshte tensionimi ekstrem i situates permes veprimeve terroriste.

Qe nga rrembimi i tre policeve  kohe me pare ky i diteve te fundit eshte nje pershkallezim.ekstrem, qe duhet denuar me ashpersine me te madhe.

Paqja dhe qetesia ne Rajon ku seicili shtet zhvillohet e prosperon ne mëvetesinë e tij eshte e papranueshme per Serbine, qe kerkon tension dhe perplasje te armatosur.

Te gjithe jemi kosovare dhe jemi ne krah te forcave te sigurise se Kosoves, qe po kryejne jo vetem detyren e tyre shteterore  por po permbushin edhe nje mision te vertete patriotik!

Bashkesia nderkombetare duhet te demostrohet e qarte dhe vendosur me shume se kurre ne menyre qe fantazmat e Milosheviçit dhe te genocidit te mos ngjallen me kurre.

Çdo vonese dhe paqartesi eshte ne dem te paqes,  demokracise dhe euroatlantizimi ne Kosove dhe Rajon.

Ngjarjet e fundit kerkojne nje ndryshim rrenjesor te Strategjise nderkombetare ndaj Kosoves ne te mire te kesaj te fundit  por edhe gjithe Rajonit si dhe dhenien fund te marrjes peng nga Serbia te negociatave dhe zvarritjes se qellimshme te tyre prej saj.

Te gjithe jemi kosovare!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko