Në Shqipëri po ndodh ajo që jemi mësuar ta shohim vetëm në filmat e Hollivudit, ku krimi dhe ekstremistët në Afrikë përdorin fëmijë e minorenë si ushtarë. Fatkeqësisht, edhe në Tiranë, Korcë, Shkodër etj, PD dhe LSI ka angazhuar (edhe kundrejt pagesës siç mediat raportuan me fakte mbrëmë) minorenë që thyejnë qytetet. Natyrisht qe kjo s’ka asnjë lidhje me nderimin e të ndjerit Klodian Rasha, pasi vete i ati i tij tha se kërkon vetem drejtësi e se nuk do që të këputet asnjë lule mbi argumentin e ngjarjes së të birit.

Por, ujku do mjergull thotë populli. Dhe PD LSI po bëjnë atë që nuk mendohej se mund të ndodhë në Shqipëri në vitin 2020.  Po nxjerrin fëmijët si ushtarë për të djegur qytete. Aty ku PD ka bashkinë (Shkodër), minorenet djegin selinë e PS, ndërsa në Korcë e Tiranë sulmohet bashkia meqe e ka PS. Para zgjedhjeve, PD LSI ushtrojne vetem dhune. E akoma se kane kuptuar se kjo demton Shqiperine e jo Edi Ramen.

Më poshtë po ju sjell një artikull të “Vision” se si vepron krimi i drogës e komandantet e luftave civile, se si ndodh manipulimi.

Manipulimi luan një rol të madh në shplarjen e trurit fëmijëve për t’u bërë ushtarë në fakt, ushtria dhe krimi synon posaçërisht fëmijët për këtë arsye. Sipas një artikulli nga Vision, aftësia e pazhvilluar e një fëmije për të vlerësuar rrezikun i bën ata kandidatet e përsosur për të rrezikuar dhe detyra të vështira që të rriturit normalisht do të refuzonin. Shpesh krimi dhe komandantët do të përdornin hakmarrjen si një mjet për të motivuar fëmijët për të vrarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re