Këtë të enjte në Real Story është diskutuar në lidhje me ngjarjet më të fundit politike që kanë përfshirë vendin tonë këtë javë. Tashmë kemi një qeveri me 7 emra të rinj ministrash dhe një emër të pazakontë që pret të dekretohet.

 

Kryeministri Edi Rama është në pritje të dekretimit nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit, pas refuzimit të kandidaturës së Gent Cakaj.

 

Gjithashtu të mërkurën është vetëdorëzuar në polici, “eskobari i Ballkanit’, Kelment Balili, i cili prej dy vitesh ishte në arrati. Dorëzimi i tij është një çështje që ka nxitur debat në radhët e politikës në veçanti nga opozita.

 

Avokat Spartak Ngjela nga Real Story me Sokol Ballën është shprehur se kapja ose dorëzimi i Kelment Balilit ishte një proces që kishte ndodhur shumë vonë.

 

Sipas tij në të gjithë këtë proces kemi të bëjmë me dy çështje kryesor, me atë politike dhe juridike.

 

“Këtu ka dy optika një është politike por që është hamendje, ajo juridike është se si duhet ta rikonstruktonte avokati. Mendoj se avokati i tij mund të ketë pasur një ndikim në këtë vendim. Nëse ai me të vërtet është vetëdorëzuar ka pasur një avokat të mirë, e ai i ka thënë dorëzohu, pasi dhe mbrojtja realizohet më mirë në prani të të pandehurit, ndërsa gravitacioni politik ngelet për tu parë.”

 

Ndërkohë që përgjigjes së gazetarit Balla se pse Balili ka kërkuar siguri për jetën. Avokati Ngjela i është përgjigjur se kjo do të thotë se Balili ka frikë nga politika.

 

Ndërsa analisti Arjan Vasjari është shprehur se nëse Balili ka kërkuar mbrojtje për jetën, kjo sdo të thotë se ai është i rrezikuar vetëm nga politika por edhe nga flukset  dhe grupet e tjera kriminale.

 

Ndërkohë në të tjera avokati nga Real Story është shprehur se politika amerikane është ajo që i ka kërkuar Ramës që të heqë Saimir Tahirin nga posti i ministrit.

 

“Politika amerikane i ka kërkuar Ramës eleminimin e Tahirit, një nga pikat ka qenë që Saimir Tahiri ka përkrahur Balilin pikë e shkruan është apo jo e vërtetë Rama me pak presion e hoqi. Mund të jetë dhe informacion i gabuar nuk e dimë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re