Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bëri sot një deklaratë të fortë, për dyshime për sabotim të reformës në drejtësi. Ajo foli për një marrëveshje të fshehtë, që uroi të mos ishte e vërtetë. Këto deklarata janë analizuar nga avokati Spartak Ngjela, i cili në një intervistë për Ora Neës tha se nëse kjo do të jetë e vërtetë më shumë do të dëmtohet Rama. Teksa foli për drejtësinë, Ngjela zbuloi edhe një bisedë me kryeministrin Rama, i cili i ka thënë se reforma i kap 4 ministra.

“Kur thuhet e fshehtë, do të thotë që mund të jenë të dy palët brenda. Sa i përket kësaj ish-opozitës, ajo kundër reformës ka qenë. Çështja shumë e ndërlikuar është, por të shohim ça qëndrim do mbajë Rama, por Rama duhet ta ketë parasysh mirë se po ka hyrë në ndonjë marrëveshje dhe amerikanët kanë prova nga shërbimet, do ta ketë shumë të vështirë goditjen.

Goditja që mund ti bëjnë amerikanët kësaj marrëveshje me prova, do ta ketë të vështirë Rama, sepse Ruçi e kompani që e kanë provuar njëherë se çfarë do të thotë të jesh kundër Amerikës do ta rrëzojnë. Megjithatë është ende dyshim dhe ambasadorja nuk ka folur për një marrëveshje të fshehtë bilaterale. Mund ta ketë pasur vetëm për ish-opozitën. Ajo e ka pasur këtë konspiracion dhe ka qenë kundër reformës që në fillim.

Problemi është që nëse ata nuk kanë prova për Ramën, atëherë Rama me këtë do të thotë që ferri është hapur unë po pres të hyj, kush të dojë të vijë në ferr. Por nuk merremi dot me deshifrime pikturash absurde. Rama derisa i është përgjigjur ka dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja, por nuk hiqet përgjegjësia me figurë surealiste.

Unë jam i pari që kam dyshuar në marrëveshjen Rama-Basha. Problemi është i komplikuar për Ramën, jo për reformën. Nuk mund të mendojmë ne që politika amerikane që ka marrë përsipër të vendosë drejtësinë në Shqipëri, që i duhet për interesin e saj dhe të Shqipërisë nuk mund të dështojë, sepse e ka bërë zotimin e saj botërisht.

Nuk dështon dot politika amerikane në një vend si Shqipëria. Problemi është që Rama nëse ka luajtur bishtin të kthehet. Rama nuk tregoi frikë. Ju tha atyre indirekte, që ja ku e keni ferrin futini. Por ky (Basha) tregon frikë, por faktin që tregon frikë janë në hall. Po mirë këtë hallin e madh që kanë me Teatrin do të zgjidhin?! Tirana nuk iu përgjigj prishjes së Teatrit, sepse ka 30 vjet që nuk ka Teatër në Shqipëri.

Ai teatër në vitet 70 ka qenë shpresa e vizionit intelektiv të komunikimit në Tiranë. U bë gabim që u prish. Unë kam kërkuar që të lihej si muze, sepse si Teatër nuk vlente. Gjykata Kushtetuese është në formim e sipër, atë e ka bllokuar Meta me frikën e tij. Më i trembur është Meta me gruan e tij dhe do shpronësohen, nuk shpëtojnë dot. Edhe të tjerët pas tyre. Rama e di që 4 ministra të tij, më ka thënë vetë, i kap reforma. E kam deklaruar që janë 4, por nuk di emra unë. Rama e di këtë sepse ma ka thënë me gojë, nuk më duhen emrat mua.

Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar, është i vjedhur. Kush e ka kontrolluar, prokurori i përgjithshëm që iku? Të gjithë kanë qenë grup korruptiv edhe pushteti gjyqësor edhe politik me marrëveshje të heshtur. Unë vjedh popullin ka thënë gjyqësori, unë vjedh shtetin ka dhënë ky tjetri. As ti mos më prek as unë nuk të prek.

Reforma këta i fshin. Unë njoh reformën. Reforma në drejtësi drejtohet nga ndërkombëtarët. Ajo është një reformë që nuk e bën dot një njeri. Nëse godet të dyja palët më shumë dëmtohet Rama, sesa ata të tjerët, sepse ata të dëmtuar janë se kanë ikur. Por duhet të presim si do precipitojnë ngjarjet” – deklaroi Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re