Avokati Spartak Ngjela e quan të pakuptimtë zvarritjen e Reformës Zgjedhore, ndërsa vijon mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët e SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar për të arritur një konsensus.

Frika e tij është influenca serbe dhe ruse.

“Të dy palët që janë këtu janë të papërgjegjshme sepse nuk duhet ta kishin zgjatur fare bisedën por në funksion të interesit të Shqipërisë duhet thoshin cilat janë interesat e ODIHR. Dhe brenda 1 ore t’i kishin mbyllur. Hidhej hapi për negociatat. Dy gjëra e trembin korrupsionin shqiptar, anëtarësimi në BE dhe dhe reforma në drejtësi. Këta humbasin pushtetin. Këshillin Politik, ata që nxjerrin pengesa nuk e di se kush i paguan. Ata që nuk duan avancimin e vendit tonë drejt BE. Ka një konkurencë Tirana me Beogradin se kush do të hyjë e para në BE. Dyshoj që është dhe influenca e tyre që të pengohet përparimi i Shqipërisë në BE. Sepse gjithë forcat serbe dhe ruse kërkojnë futjen e Serbisë përpara në BE. Në funksion të Kosovës po bëhet gjithçka. Në funksion të Kosovës po të hymë ne në BE, Kosova e ka më të lehtë ecurinë drejt europianizimit. Ky është konflikti politik.”, tha Ngjela në Ora news.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re