Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ngjela u shpreh se pavarësisht se masat e marra janë të rrepta kanë rezultuar të sakta.

Më tej Ngjela ka bërë një pasqyrim të akteve normative të marra në këtë kohë duke i vlerësuar të rrepta. Ai theksoi se legjislacioni normativ ka pasur mungesa dhe u shpreh se do të ishte më e mirë që Kryeministri shqiptar ti drejtohej Gjykatës.

“Kjo është një luftë me vdekjen dhe qeveria shqiptare nuk është e pavarur nga OBSH-ja. Ne duhet të bëjmë një sakrificë dhe rregulloret nuk janë të qeverisë. Qeveria nuk ka profesion për të qeverisur epidemitë dhe i është drejtuar shkencës. Këtu kemi një opozitë që është në epokën e gurit. Kjo nuk është politikë është luftë për egzistencë.

Çdonjeri jashtë profesionit të tij është mediokër. Këtu flitet luftë për egzistencë nuk është luftë për pushtet. Rama është mediokër, por nuk është jashtë shkencës, nxjerr Piperon ai. 

Rama përsërit fjalët e tyre, mjekëve. Edhe unë kundërshtar politik e kam Ramën, por nuk mund të vij në pushtet më numrin e të vdekurve në pandemi. Parametrat me të cilat po bëhet loja janë këta: që numri i të vdekurve ka rënë.

Nuk ka gjë në dorë Rama sepse këtu flasin ekspertët. Pse u çmend ambasadorja të flasë për pandeminë. Të gjithë ata që nuk pranojnë skemën aktuale po dalin qesharak. Kjo është metoda që ka pranuar shkenca aktuale në Shqipëri”, u shpreh Ngjela.

Avokati Spartak Ngjela më tej komentoi vendimin e qeverisë shqiptare për qytetarët e bllokuar në kufi. Ngjela u shpreh se për qytetarët që janë të bllokuar në kufirin grek ishte e domosdoshme vendosja në karantinë. Sipas tij karantina është zgjidhja e vetme pasi Greqia është shtet i infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re