Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vonesën në dhënien e vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda është në favor të ish-ministrit Saimir Tahiri.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se vonesa është në favor të Tahirit dhe do të konflikt të brendshëm në Gjykatë.

“Vonesa është në favor të Tahirit. Do të jetë ndarë Gjykata.

Ose vendosin ta japin që sot vendimin e arsyeshëm ose kanë marrë vendimin dhe po e arsyetojnë. 

Do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. 

Ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve, në kuptimin e provave indirekte. 

Të shohim sa do ti arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi”, tha Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re