Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u ndal këtë të shtunë në fshatin Godolesh të Elbasanit, për t’u takuar me banorët e për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tyre.

Bardhi deklaroi në rrjetet sociale se mbështetja e qeverisë për ta ka munguar. Sipas tij, ata mezi presin 25 prillin për të bërë ndryshimin përmes votës.

“Në Godolesh si kudo, ka njerëz punëtorë që ia kanë dalë të mbjellin tokat, të krijojnë ferma të vogla e të marrin prodhim.

Vështirësia nis aty ku duhet të shfaqet qeveria. Të braktisur totalisht, kanë probleme me rrugët, nuk marrin subvencion, nuk shesin dot atë që arrijnë më mund e me djersë, e nuk marrin dot një leje për të ndërtuar a zhvilluar pronën.

Në vend që të ndihmojë, qeveria bëhet pengesë. Kjo ndryshon më 25 prill, dhe kjo ndihet në çdo takim. Në çdo fshat të Elbasanit, mezi pritet dita e votimit”, deklaron Bardhi!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re