Një ekspozitë nën titullin “Ngjyra dhe Meditim” është organizuar pasditen e sotme në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat. Kanë qenë nxënësit e të gjitha shkollave të mesme të qarkut të Beratit që me krijimet e tyre në pikturë janë bërë pjesë e kësaj ekspozite, që do të qëndrojë disa ditë e hapur për vizitorët.

180 piktura nga peizazhet dhe vendet muzeale të qytetit të Beratit dhe portretizime personazhesh janë pjesë e ekspozitës së piktorëve gjimnazistë, që kanë shprehur botën e tyre me anë të krijimeve të realizuara. Në të gjitha veprat e ekspozuara ishte përdorur jo vetëm peneli por edhe akuareli, ndërkohë që vihej re edhe kombinimi perfekt i ngjyrave të theksuara.

Drejtoresha e Arsimit, Kulturës dhe Rinisë në bashkinë Berat, Majlinda Mahmutaj, e ka cilësuar këtë ekspozitë si më të veçantën, për faktin se çdo vepër ë
shtë realizuar nga piktorë gjimnazistë, jo profesionistë në këtë fushë por tepër të talentuar dhe të dashuruar pas pikturës. Qëllimi i këtij eventi, sipas Mahmutaj ishte nxitja e talenteve të reja dhe promovimi i tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re