Në kohën kur Shqipëria ka njohur shifra të larta në turizëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë një artikull të një prej mediave prestigjioze në lidhje me udhëtimet, ‘Lonely Planet’.

Kryeministri shkruan se një vëmendje e tillë, është “një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht ishin 33% më shumë, krahasuar me vitin që lamë pas.”

Artikulli tregon se si kaloi autorja një fundjavë të gjatë dhe mjaft të përballueshme në Tiranë.

Postimi i kryeministrit Rama:

“Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike.

Një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re