Skip to content

Ngordhin qindra pula në Vlorë, groposen nga banorët e zonës

Një banor i fshatit Babicë e Vogël Vlorë tregon se i kanë ngordhur rreth 160 pula gjatë kësaj jave. Sipas tij, ka pritur për 2 ditë dhe ka lajmëruar njësinë administrative por duke parë mos interesimin e instancave një ditë më parë pulat e ngordhura i ka groposur vetë.

Jashtë kamerave banori në fjalë tregon se ka blerë disa shpendë zogj të vegjël me dëshirën për t’i rritur vetë, por këta kanë shfaqur shenja sëmundje. Ai thotë se veç zogjve të blerë i kanë ngordhur dhe pulat e tjera të oborrit.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me gripin e shpendëve pasi nuk ka informacion zyrtar nga veteriner të këtij shërbimi në Vlorë.

Sipas Drejtorisë së shërbimit veterinar tashmë janë duke bërë inspektimet duke dërguar sot një ekspert për të mësuar se cila është arsyeja e ngordhjes së shpendëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb