Skip to content

Ngordhja e 4200 rosave në Divjakë, reagon ministria e Bujqësisë: Nuk ka grip shpendësh, është sëmundja e salmonelës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Fax News në mesditë, ku raportohej se 4200 rosa kishin ngordhur në një fermë në fshatin Mizë të Divjakës.

Në reagimin e postuar në facebook, ministria e Bujqësisë sqaron se nuk kishim të bënim me një grip të shpendëve, por me salmonelë.

Ndërsa për të qetësuar qytetarët, në reagim bëhet me dije se edhe në rast të prekjes së shpendëve ng kjo sëmundje produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit të zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori.

Deklaratë 15 qershor 2022

Lidhur me rastin e raportuar në fshatin Mizë në bashkinë Divjakë, në fermën e Z.Ardian Bakia, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, pas kryerjes së analizave, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prezencë të influencës aviare (gripi i shpendëve).
Sipas rezultateve të analizave, shpendët janë të prekur nga sëmundja e salmonelës. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe që gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar sëmundje apo ngordhje, në varësi të shtamit apo serotipit.
Sidoqoftë, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit të zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori.
Drejtoria Rajonale Fier e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, bazuar në ligjin për shërbimin veterinar ka vendosur fermën në karantinë dhe ka kryer dizifektimin dhe groposjen e shpendëve.
Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një trup të posaçëm të inspektimit të drejtorisë rajonale të Qarkut Fier, për të monitoruar dhe siguruar respektimin e standarteve të sigurisë ushqimore.
Në bashkëpunim me strukturat vendore janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e shpendëve të tjerë në zonën e karantinuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë