Skip to content

Ngordhjet masive të shpendëve, Kosova ndalon importin nga zona e infektimit

Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka marrë vendim për masat e ndalesës së importit të shpendëve të gjalla nga zona e infektimit pas paraqitjes së gripit të shpendëve në Shqipëri. Situata është alarmante në Durrës, ku kanë ngordhur afro 1 milion pula.

Bëhet e ditur se është ngritur pikë kontrolli veterinare në kufi ku Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se do të ketë mbikqyrje të detajuar të importeve të ngarkesave me shpendë.