Skip to content

Ngrefosja iraniane: Rrezja e veprimi prej 2000 kilometrash

2023 05 25T061647Z 455961683 RC2I51AK2FNH RTRMADP 3 IRAN MISSILES 1684996063

Irani prezantoi raketën balistike të gjeneratës së katërt Khorramshahr të quajtur Khaibar, me rreze veprimi prej 2000 kilometrash, me një kokë lufte që peshon 1500 kilogramë, raporton agjencia e lajmeve IRNA.

Teherani e ka zgjeruar programin e tij raketor, veçanërisht kur bëhet fjalë për raketat balistike, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe shqetësimeve nga vendet evropiane, sipas Reuters.

2023 05 25T061649Z 2075129396 RC2I51AH0EWB RTRMADP 3 IRAN MISSILES 1684996084

Irani thekson se ky program është “ekskluzivisht mbrojtës” dhe shërben si parandalues.

“Programi më i fundit balistik dhe produkti më i fundit i organizatës së industrisë së aviacionit u zbulua në një ceremoni ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes”, shton IRNA.