Ngricat paralizojnë Qarkun Dibër, rrugë të bllokuara, pemë të thyera e pa energji elektrike

Ndërprerja e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes ja ka lënë vendin ngricave, duke paralizuar gjithçka.

Aktualisht rruga e Arbrit është e bllokuar totalisht për shkak të ngricave. Dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në bajpasin e Murrizit, pasi pasagjerët u evakuan nga policia.

Prezencë të akullit ka edhe në rrugët e tjera nacionale, ndërsa po punohet për kriposjen e tyre nga firmat mirëmbajtëse.

Situatë problematike mbetet me furnizimin me energjinë elektrike. Aktualisht thuajse të gjithë fshatrat e Qarkut Dibër është pa rrymë si pasojë e këputjes së telave dhe shtyllave.

Pa energji ka qenë edhe i gjithë qyteti i Bulqizës dhe një pjesë e Peshkopisë.

Rrugët rurale janë të pakalueshme si pasojë e prezencës së borës që varion nga 20 deri në 40 centimetra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re