Qyteti juglindor i Korçës është “zgjuar” ditën e sotme i mbulua nga dëbora dhe lagështira.

Prej orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Reshje më intensive të dëborës ka në zonat e Ersekës dhe fshatin turistik të Dardhës, ndërkohë që sipas zyrtarëve të Autoritetit Lokal të Rrugëve Nacionale, nuk paraqiten probleme, sa i përket qarkullimit të automjeteve në akset kryesore.

Megjithatë, autoritetet iu bëjnë thirrje shoferëve të bëjnë kujdes, për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Qafën e Qarrit favorizuar nga era e fortë janë krijuar ngrica, ndaj dhe kërkohet nga drejtuesit të vendosin zinxhirë, vetëm në pjesën e Qafës së Qarrit deri në normalizimin e situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re