Skip to content

Ngricë dhe akull, vështirësi në lëvizje në aksin Librazhd-Përrenjas

Përkeqësimi i motit ka sjellë problematika në Përrenjas, i cili ka mbetur i bllokuar.

Ndërsa aksi Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është në vështirësi qarkullimin e automjeteve dhe se mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

Gjithashtu probleme janë raportuar edhe në Librazhd-Qukës, në Pishkash dhe aksin Përrenjas- Qafë Thanë.

Në Librazhd dhe Përrenjas pavarësisht se u ngrit shqetësimi për shkak të moti të keq, autoritetet deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë.

Edhe pse rrugët janë përfshirë nga ngrica e akulli, asnjë borëpastruese nuk shihet në rrugët e qytetit.