Moti i ftohte që ka përfshirë vendin e ka bere akoma me te vështire jetesen per banoret e Mazhes te strehuar ne çadra pas humbjes se banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Banorët thonë se përveç të ftohtit dhe erës se fortë ata janë përballur edhe me mungesën e energjisë elektrike dhe ngrohjes.

 

 Një pjesë e banorëve tregojnë se janë ende në çadra verore ndërsa ankohen se nuk kanë pasur përkujdesje nga ana e autoriteteve.

 

 Por edhe pse qeveria u ka ofruar bonusin e qerase, banoret deklarojnë se ata nuk mund ti braktisin shtëpitë pasi kane bagëti dhe duhet të përkujdesen për to.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re