Skip to content

Ngrihet në këmbë policia e Durrësit, edhe FNSH e RENEA bëhen gati për pritjen e kryeministrit Rama

Policia e Durrësit është vënë në lëvizje në mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije se katër furgona policie të mbushur me efektivë janë larguar nga rajoni, ndërsa mes tyre ishin edhe forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në Durrës ndodhen edhe forcat RENEA pasi pritet që të mbërrijë në kryeministri Rama dhe e gjithë policia është ngritur në këmbë për ti garantuar siguri. Mbetet e paqartë arsyeja e vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, por policia po punon për të qenë gjithcka në vendin e duhur kur kreu i qeverisë të mbërrijë.

Sa i përket protestës së ditës së djeshme, që u mbajt në shenjë revolte për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, janë shoqëruar gjithsej 9 persona. Disa prej tyre janë liruar gjatë natës, ndërsa të tjerët pritet të lënë rajonin ditën e sotme. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb