Banorët e Tiranës mund të japin kontributin e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmetet. Pranë Bashkisë së Tiranës në qendër është ngritur edhe një pikë ndihmash për të prekurit, ku çdokush mund të japë rroba apo ushqime.
Kryetari i Bashkisë së
Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto
momente të tregohen solidarë dhe të kontribuojnë me ndihma për të
prekurit. “Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pike ndihmash për të
prekurit – të lutem sill rroba & ushqime kur të dalësh
#TiranaStrong”, shprehet Veliaj.
Ndërkaq, në kuadër të
Ditës Pa Makina, në kryeqytet do të vijojnë aktivitetet e programuara.
“Aktivitetet për fëmijët do të vazhdojnë normalisht. Dje kuptuam sa
nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë
jetën”, thekson në mesazhin e tij Veliaj.
Previous articleSizmiologu: U shënuan 297 tërmete prej pasdites së djeshme, do ketë të tjera..Next articleBotërori i Peshëngritjes, Daniel Godelli e Erkand Qerimaj, shumë larg parshikimeve
