Pranë ministrisë së Drejtësisë do të ngrihet një strukture e re që do të spastrojë administratën publike. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi, se në mbledhjen e qeverisë u miratua ngritja e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion.

Ulsi Manja tha se me këtë strukturë të re synohet të ulet sa më shumë korrupsioni në administratën publik.

Kreu i dikasterit të Drejtësisë deklaroi se shumë shpejt do të ketë raste konkrete korrupsioni në administratë që do të bëhen publike dhe do të denoncohen në SPAK.

“Sot kaluam në qeveri vendimin për krijimin dhe organizimin e rrjetit të koordinatorëve anti korrupsion në Shqipëri. Vendimi i sotëm është ndoshta një nga hapat më të rëndësishme rregullatorë dhe institucionale që ka ndërmarrë qeveria deri më sot në luftën kundër korrupsionit të pakompro0mis në administratën publike. Si koordinator kombëtar kundër korrupsionit vendimin e sotëm e konsideroj si një mbështetje të fortë të qeverisë për të luftuar korrupsionin në administratën publikë, për të pasur një administratë eficente dhe në shërbim të qytetarëve. Kjo edhe si shprehje e vullnetit të qeverisë për të pasur një shoqëri të së drejtës dhe një Shqipëri të fortë. Me vendimin e sotëm ridimensionohet një funksion i ri në MD që do të jetë krijimi i një drejtoria të përgjithshme antikorrupsion.

Të gjitha agjencitë antikorrupsion që kanë funksionuar deri më sot pranë zyrës së kryeministrit do të përqendrohen në drejtorinë e përgjithshme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë ka qenë një rrjet kundër korrupsionit që shtrihej në 17 institucioni, por me implementimin e këtij vendimi ky rrjet koordinatorësh do të shtrihet në 47 institucione shtetërore. Do të kemi një rrjet me 70 profesionistë të fushës që do të merrem me të gjitha rastet dhe që do bashkërendojnë punën me SPAK dhe Prokurorinë.

Kjo agjenci kundër korrupsionit do të ushtroje veprimtarinë e vet në 3 drejtime: Veprimtari parandaluese, do shikojnë kuadrin rregullator dhe praktikat korruptive në institucionet me shkallë të lartë korrupsioni, do të ushtrojë veprimtari ndëshkuese, do trajtojë të gjitha rastet korruptive që do të vijnë nga qytetarët, por edhe nga analiza jonë. Po ashtu veprimtaria e tretë do të jetë veprimtaria ndërgjegjësuese nëpërmjet kurrikulave mësimore dhe trajnimeve. Ne do të sensibilizojmë qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri.

Thelbi do të jetë luftë korrupsionit në administratën publike, një administratë e patër dhe eficente.

Me implementimin e plotë dua t’ju garantoj se herët e tjera do të flasim për raste konkrete praktika korruptive në administratë dhe që do ti kallëzojmë në organet ligjzbatuese. Kemi në dorë dhe shumë shpejt do ti adresojmë pranë prokurorisë dhe SPAK”, tha Manja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re