Gjatë bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët nga llogaria e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi gjithashtu se në të gjitha aktivitetet që do të hapen do të ketë ketë kontrolle.

Rama ka bërë të ditur se do të ngrihet një Task Forcë në kryeministri që do të shtrihet më pas deri në terren, për të inspektuar zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë në bizneset e mëdha me shumë punonjës, që janë lejuar të hapen do të vendoset edhe një mjek.

“Brenda javës ngrejmë një Task-Forcë Anti-COVID-19. Bërthama do të jetë në kryeministri, e më pas rajonale, bashkiake dhe në territoret që do të ndjekin nga afër përmbushjen e standardeve për të gjithë ata që hapin bizneset. Në këto kushte, po punojmë për të vendosur pranë bizneseve protokollin e kuq, të verdhë dhe jeshil. Në të gjitha bizneset me protokollin e kuq, ne do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë zbatimin pikë për pikë të protokollit, që të mos ketë më asnjë pronar dhe sipërmarrës që duke mos zbatuar siç duhet standardet të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Task-Forca do të përfshijë edhe pushtetin vendor”, tha Rama. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re