Nga ballkoni i shtëpisë, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehu se protestat që po zhvillohen çdo natë poshtë banesës së tij do të tregojnë se koha e kontrollit të opozitës dhe humbjeve të betejave ka marrë fund.

“Ngrihuni si luanë”, ishte thirrja e Berishës për mbështetësit, ndërsa tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim.

“Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar.

Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim.

Demokrate dhe demokratë.

Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe.

Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre.

Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund.

Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur.

Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim.

Ka ardhur orar juaj, është ora e të vërtetës.

Sot në këtë betejë nuk jeni vetëm. Janë dhe do të jenë mijëra demokratë që kanë vendoisur të marrin kthesën dhe të përballën me të keqen e këtij vendë. Ju ftoj, ngihuni si luanë në betejën të pakthim drejt fitores”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re