Pavarësisht thirrjeve për qetësi dhe dialog, tesnionet mes Greqisë dhe Turqisë sa vijnë e shtohen e ndërkohë që kjo e fundit  njoftoi mbajtjen në ajër për 24 orë të 8 avionëve të pajisur me raketa gati për të qëlluar, kryeministri grek Mitsotakis ka vizituar mesditën e sotme një bazë ajrore të forcave greke.

Në fotot e publikuara nga mediat greke duket momenti i vizitës së kryeministrit helen në bazën ajrore të avionëve “F-16”, të cilët duket se janë të pajisur gjithashtu me raketa.

“Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek.

Prej disa ditësh, tensioni mes Greqisë dhe Turqisë është në kulmin e tij./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re