Skip to content

Ngriti policinë në “këmbë”, ja çfarë u gjet brenda valixhes së “dyshimtë” në Fier (VIDEO)

Një valixhe e dyshimtë është gjetur në qendër të Fierit pranë një marketi ditën e sotme duke ngritur në këmbë policinë.

Mësohet se policia ka vendosur shiritin e sigurisë në zonë për të bërë verfikimin e valixhes.

Pasi janë vëzhguar kamerat ka ndërhyrë vetë policia dhe ka rezultuar se valixhja është bosh, duke mos paraqitur rrezik për banorët e Fierit.

Njoftimi:

Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb