Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë e cila sipas tij ka vetëm një qëllim që t’i kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare.
Kryedemokrati tha se asnjë nga ekranet televizive që financohen nga qeveria nuk do ta mbulojë varfërinë e shqiptarëve. Basha mbrëmjen e sotme ka postuar një video të shkëputur nga fjala në Parlament me mbishkrimin:

“Ngritja e çmimeve ka vetëm një qëllim, t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare, gjysma e të cilave jeton në varfëri. Asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit nuk e mbulon dot të vërtetën”, shkruan Lulzim Basha në twitter.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në seancën parlamentare, kreu i demokrateve u ndal tek vështirësitë që kalojnë familjet shqiptare. Sipas Bashës, buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë.

Ngritja e çmimeve ka vetëm një qëllim, t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare, gjysma e të cilave jeton në varfëri. Asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit nuk e mbulon dot të vërtetën👇 pic.twitter.com/Vd3moD9fKm

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 7, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re