Ambasadori gjerman në Shqiperi Peter Zingraf, ka përshëndetur zgjedhjen e anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Zingraf shprehet se zgjedhja e sotme është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe përmbush një nga kushtet kryesore të Këshillit të Bashkimit Evropian për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare,

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruan Zingraf.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re