Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, po zhvillon një takim me Vitore Tushën, kryetare e komanduar e Gjykatës Kushtetuese, njëkohësisht edhe kreu i KED.

Takimi ka nisur prej orës 14:00 dhe po vijon ende. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, vazhdimisht ka bërë thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Më parë, ambasadorja Kim ka mbështetur qëndrimet e Ruçit dhe të Metës për funksionimin e GjK deri në fund të vitit.

Gjykata Kushtetuese ka vetëm katër anëtarë aktualisht, ndërsa KED është në proces për plotësimi ne vendeve vakante.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re