Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ndër të tjera është pyetur edhe për mohimin e një të drejtë kushtetuese të opozitës për të ngritur komisione hetimore.

Ai është shprehur se për të ngritur një komision hetimor nuk mjafton të keshë firmat e deputetëve, por ka një proceduar të përcaktuar qartë.

Rama shtoi se tani është koha për ta rishikuar këtë ligj dhe prej muajsh mazhoranca po punon për këtë aspekt, duke theksuar se ligji i ri për komisionet është ai gjerman, i shqipëruar duke e hequr disa gjëra të rëndësishme.

Kryeministri po ashtu shprehet se Shqipëria ka një diferencë të madhe me vendet e Ballkanit dhe BE për numrin e komisioneve hetimore që ka ngritur në gjithë këto vite.

Rama: Nuk mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme që ka hapur vetë.

Së treti, ne e kemi thënë që është koha të rishikojmë ligjin për komisione hetimore, duke marrë parasysh eksperiencën e këtyre viteve dhe dështimet e komisione hetimore në këto vite.

Ky komision nuk është ngritur, sepse nuk ka pasur vullnet nga ana tjetër. Ne kemi punuar prej muajsh dhe kemi konsideruar dy drejtime: E para integrimin e vendimeve e Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore në ligjin e komisione hetimore dhe e dyta burimin e vetë ligjit, që është ligji gjerman i komisione hetimore. Kjo e shoqëruar edhe me një analizë të ligjeve dhe funksionimi komisione hetimore në vendet e BE.

Unë këtu kam të gjithë  studimin e bërë nga grupi i punës. Ka brenda shumë të dhëna dhe një prej tyre është që Shqipëria mban numrin rekord me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit dhe BE për numrin e komisione hetimore që ka ngritur gjithë këto vite.

Ne nuk mund të jemi një rast unikal në Europë, me një metodë unikale për ngritjen e komisione hetimore dhe për mënyrën se si i trajtojmë ato. Ne duhet të jemi thjeshtë një vend europian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re