Ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Becchetti’/ Balla: PD po shfrytëzohet nga palë të treta

balla-2.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” është në kundërshtim më ligjin.

Ai  hodhi dyshime se PD-ja po përdoret nga palë të treta, në kurriz të interesave të Shqipërisë.

” Pyetjet që shtrohen këtu janë:1. “Si dhe kush ia ka vendosur në dispozicion PD-së vendimin në fjalë, duke qenë se ai është konfidencial dhe pjesë të tij citohen në kërkesën për ngritjen e komiisonit hetimor, duke respektuar edhe presjen?!2. A mundet një subjekt politik, i cili funksionin mbi bazë të Kushtetutës dhe të ligjit, të shkelë parimin e konfidencialitetit dhe të vendoset në funksion të interesave të dyshimta që u shërbejnë palëve të interesuara në këto procese?!3. A është në konflikt interesi, apo duke lobuar PD në funksion të interesave private dhe në kurriz dhe kundër interesave thelbësorë të RSh?!

Pa pasur synimin të ngre asnjë akuzë, mendojmë që në kushtet e një kërkese naive, PD po shkel rëndë parimet e së drejtës ndërkombëtare. Por, që të jemi realistë dhe jo naivë, duke patur parasysh pasionin e zjarrtë të lidershipit të PD për t’u përfshirë dhe përthithur nga interesa financiare private, mendojmë se jemi para një situate, ku një subjekt politik po shfrytëzohet për t’i shërbyer përfitimeve të paligjshme, në kurriz dhe dëm të interesave të RSH. Në të dy rastet, ky investim i PD u shërben interesave të palëve të tjera të interesuaram, por në asnjë rast interesave të vendit”, tha Balla.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë