Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është drejtuar me një letër kryetarëve të Grupeve Parlamentare, ku u kërkon që të propozojnë emrat për anëtarë të Komisionit për Dezinformim.

Letra i është drejtuar Bledar Çuçit, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gazmend Bardhit, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Agron Dukës Kryetar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe Mesila Dodës Kryetare e Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Integrim”.

Nikolla thote se Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë nga grupi i shumicës parlamentare dhe 5 anëtarë nga grupet e pakicës parlamentare.

LETRA E NIKOLLES

Të nderuar,

Me vendimin nr. 40/2024 Kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar deziformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë nga grupi i shumicës parlamentare dhe 5 anëtarë nga grupet e pakicës parlamentare, ku 3 anëtarë të jenë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 1 anëtar nga Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe 1 anëtar nga Grupi Parlamentar “Demokraci dhe Integrim”. Kuvendi duhet të marrë vendim për të përcaktuar përbërjen e këtij komisioni

Për këtë arsye mbetem në pritje të propozimeve tuaja për caktimin e emrave që do të jenë anëtarë në përbërje të këtij komisioni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re