Rritja e temperaturës për shkak të ngrohjes globale të krijuar nga njeriu parashikon të rrisë normat e vetëvrasjeve në SHBA dhe Meksikë, transmeton AA, përcjell KosovaPost.
Studiuesit në Universitetin e Stanfordit parashikojnë se rritja e temperaturës deri në vitin 2050 do të rezultojë në 21 mijë vetëvrasje në vit në të dy vendet.
“Kur flasim për ndryshimet klimatike, shpesh është e lehtë të mendosh për abstraksione. Por, mijëra vetëvrasje të tjera që ka gjasa të ndodhin si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk janë thjeshtë një numër, ato përfaqësojnë humbje tragjike për familjet në të gjithë vendin”, tha Marshall Burke, autor i studimit në një deklaratë.
Shkencëtarët kanë lidhur një rritje të vetëvrasjeve me mot më të ngrohtë për disa kohë, megjithëse arsyet pse janë provuar janë të pakuptueshme.
Në studim, hulumtuesit i shqyrtuan normat e vetëvrasjeve në mijëra qarqe të SHBA-ve dhe komunave meksikane. Pastaj ata krahasuan informacionin dhjetë-vjeçar të shkallës së vetëvrasjes me të dhënat historike të temperaturës.
Përveç kësaj, hulumtuesit mblodhën mesazhet e mediave sociale që përmbajnë fjalë kyçe që nënkuptojnë depresionin, si “të vetmuar” ose “vetëvrasje”. Postimet pastaj u krahasuan me të dhënat e temperaturës.
Hulumtuesit gjetën një lidhje të fortë mes temperaturave më të nxehta dhe më shumë vetëvrasjeve si dhe gjuhës më depresive online. Edhe pse ata nuk besojnë se njerëzit janë në depresion direkt për shkak të motit të ngrohtë, nxehtësia duket se nxit mendjen njerëzore për t’i bërë keq më shumë vetes.
Në tërësi, Burke zbuloi se rritja e parashikuar e temperaturës deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, do të rrisë numrin e vetëvrasjeve në SHBA me 1,4 për qind dhe në Meksikë me 2,3 për qind.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 800 mijë njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit në të gjithë globin. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan rreth 45 mijë vetëvrasje në SHBA në vitin 2016, një statistikë që ka ardhur në rritje që nga viti 2000. Në vitin 2014, OBSH raportoi se kishte rreth 6.200 vetëvrasje në Meksikë, ku vetëvrasjet po rriteshin ngadalë.
“Vetëvrasja është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global dhe normat e vetëvrasjeve në SHBA janë rritur në mënyrë dramatike gjatë 15 viteve të fundit”, theksoi Burke, duke shtuar se “kuptimi më i mirë i shkaqeve të vetëvrasjes është një prioritet i shëndetit publik”.