Emetimet e karbonit në rrafsh global do të rriten gjatë 2018 në nivele rekord, i cili do të pengojë arritjen e objektivit për të mbajtur rritjen e temperaturës në 1.5 deri 2 gradë Celsius, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.

Birol tha në Paris se të dhënat për nëntë muajt e parë të këtij viti tashmë tregojnë një rritje rekord në emetimet e karbonit. Raporti i Kombeve të Bashkuara javën e kaluar paralajmëroi se shoqëria do të duhet të ndryshojë mënyrat për të përdorur energjinë, udhëtimin dhe ndërtimin për të arritur qëllimin e ngrohjes më të ulët globale.

“Më vjen keq, kam lajme të këqija, shifrat e mia më çojnë në dëshpërim”, tha Birol në një konferencë në ambasadën polake në Paris.

Në dhjetor, në Poloni, Kombet e Bashkuara do të duhet të përcaktojnë rregullat zbatimin e marrëveshjes historike e arritur në Paris në vitin 2015. Kjo marrëveshje përcakton qëllimet për një largim nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile gjatë këtij shekulli, duke i zëvëndësuar me forma të pastra të energjisë dhe të kufizuar rritjen e temperaturës.

Birol shpjegoi se të dhënat për nëntë muajt e parë të këtij viti tregojnë se ky vit përsëri do të rrisë emetimet globale të karbonit, të cilat ai i cilësoi si një “rekord historik”.

“Prandaj, shanset për arritjen e qëllimeve ambicioze sipas mendimit tim po bëhen më të dobëta për çdo vite çdo muaj”, tha Birol.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re