Kjo e hënë ka sjellë edhe ngujimin e studenteve të Shkodres në auditoret e universitetit.

 

Në shenjë proteste, ata janë mbyllur brenda në klasat e fakultetit Ekonomik dhe nuk pranojne te dalin pa u plotesuar kërkesat e tyre.

 

Studentët kërkojnë uljen nga 30 në 25 pikë kredite për kalimin nga viti i dytë në të tretin.

 

Një tjetër pikë e kërkesës së tyre ka të bëjë me shkarkimin e këshillit studentor aktual.

 

Sipas të rinjve ky këshill nuk u përfshi në dinamikën e zhvillimeve që pati protesta studentore, duke mos qënë krah tyre në gjithë këto ditë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re